Xheviti vrau gruan dhe vëllain në Gramsh, infermierja: Mjekohej për probleme të shëndetit mendor

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.01.2023, 09:50

Dje, Xhevit Sinani në Tervol të Gramshit vrau me sëpatë gruan Zeqine dhe vëllain e tij Shaqir Sinani. Shkaku thuhet për motive të dobëta, teksa infermierja ka deklaruar për mediat se i moshuari trajtohej prej vitesh për probleme të shëndetit mendor.

“I njoh për familje të mirë, nuk kanë qenë problematikë. Ishin njerëz të rregullt, autori që ka bërë krimin ka qenë nën efektin e mjekimit. Familjarët ishin të kujdesshëm, e mjekonin për problemet mendore. Nuk e di se si arriti deri në këtë pikë. Nuk ka pasur probleme me të vëllain.”, tha ajo.

Familjarë të Shaqir Sinani, autorit të krimit dhe bashkëshortes kanë dhënë dëshminë e tyre dhe janë shprehur të tronditur, pasi as ata nuk e dinë arsyen e këtij krimi të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit