Xhevit Sinani është autori i ngjarjes së djeshme në Tërvol të Gramshit ku vrau gruan e ti dhe vëllain. Ai ka dhënë dëshmi kontradiktore pas ngjarjes, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa në një dëshmi të dytë ka deklaruar se vëllai i ngacmonte gruan. Xheviti ishte xheloz pasi ishte fiksuar që Zeqinenë, bashkëshorten ia ngacmonte vëllai, Shaqir Sinani. Ai ka deklaruar se gruan e ka torturuar me sëpatë dhe më pas e ka mbytur duke theksuar se ka vuajtur gjatë krimit, teksa për të vëllanë është shprehur se nuk ka vuajtur shumë teksa ai po e sulmonte me sëpatë.
“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari.