Banori i Laprakës: Shteti të vret, të burgos

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.01.2023, 14:29

Gjatë ditës së sotme banorët e Laprakës përmes protestës u shprehen se nuk po jepet asnjë zgjidhje pasi nuk është e drejtë që të largohen nga shërbimet që ata janë duke marrë, teksa një prej tha se bashkia duhet të marrë masa dhe të mos i fus në konflikt me policinë. Ndër të tjera banori paralajmëroi se nuk do të lëvizë nga shtëpia pa rënë dakord për një marrëveshje, duke shtuar se shteti të vret dhe të burgos.

“Si thotë edhe Bledi dua ti them kryetarit të bashkisë, asnjë banor në Shqipëri nuk ka disa vila, kemi një shtëpi hera e fundit që ta them do të jetë kur të vish te shtëpia ime, jam shumë dakord me projekte por bëji marrëveshjet sic duhet ajo i që kam parë nuk është marrëveshje por një copë paçavure sepse me dy vjet bonus qiraje nuk pashë të shkuar se kur do ta marr shtëpinë. Eja Veliaj diskuto me banorët dhe na jep zgjidhje dhe mos shkruj te kontrata se në cilën datë apo orë dhe mos na sillni shkresa për të na nxjerrë për tre ditë se nuk kemi se ku shkojmë unë i them Veliajt hajde se me këtë pagesë unë do të dal kur të dush nëse vjen me gjen një shtëpi në tre dhoma ma gjen me 250mijë lekë unë nuk e dua atë kontratë, do të vej bast publik me ty nëse ma gjen me 250 mijë lekë unë nuk dua as qira as shtëpi, unë kam 30 vite këtu zoti kryeministër se po më coni 30 vite mbrapsht, paguaj taksa rregullisht që ta kujtoj zoti kryeministër në 2006 nuk na jepnit një certifikatë por ku erdhët ku e kaluat te uji e sot më thua je pa shpi. Shko gjeje korrupsionin dhe na jep paret e pronat se nuk jemi pa prona, s’dua ë bëjmë si ata në Shkozë, por nëse më prish shtëpinë më ke prish jetën dhe familjen. Ju jeni shteti po mua aty do më keni, shteti të vret të burgos ne dalim në protestë me mbrojt shpitë dhe na thërret prokuroria se mbroni shtëpitë. Kurse të tjerë me 21 janar nuk përgjigjet njeri, kështu që merrni masa se duam zgjidhje dhe mos na fusni në konflikt me policisë, pronat i kemi ndërtuar më djersë” tha banori i Laprakës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit