“S’ka Vjosë pa Nartë”/ Qytetarët protestojnë në Vlorë kundër ndërtimit te aeroportit

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 28.01.2023, 17:52

Rreth 200 të rinj të mbërritur nga Tirana por edhe qytete të tjera kanë protestuar paraditen e kësaj të shtune në fshatin Akërni. Të rinjtë shprehen kundër ndertimit të aeroportit të Vlorës në zonën e Nartës. Sipas tyre, një ndërtim dhe betonizim i tillë në Nartë, do të dëmtonte shumë mjedisin dhe gjallesat që ndodhen aty.

Madje të rinjtë thonë se edhe lumi i egër i Vjoës, nuk mund të jetë më i njejtë nëse zona e Nartës shkatërrohet për t'u ngritur aty aeroport. Kjo do të sillte dëmtimin e lagunës Vjosë-Nartë.

Më herët, Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës u kërkoi autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Sipas organziatave ky ndërtim shtrihet brenda një prej ligatinave dhe zonave më të rëndësishme të biodiversitetit në Shqipëri dhe përgjatë korridorit shtegtues të Adriatikut, një rrugë shtegtimi e rëndësishme për shumë shpendë.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi një vit më parë dhe po kryhet nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohet nga "Mabetex" e mikut të Edi Ramës, biznesmeit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompanine turke, "Yda Group", e cila ka 48 % të aksioneve, ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit