Organizoi protestën në Londër/ Shqiptari vihet nën hetim, tentuan t’i hiqnin shtetësinë angleze

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2023, 22:05

Më 12 nëntor, në Londër shqiptarët organizuan një protestë të madhe kundër diskriminimit të bërë nga zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar.

Taulant Omi, është një prej shqiptarëve që organizoi protestën. Omi thotë se pas kësaj proteste, në shenjë hakëmarrje është vënë nën hetim nga Ministria e Punëve të brendshme angleze Home Office, për mënyrën e marrjes të shtetësisë britanike.

Kjo ishte një hakmarrje për rolin tim në organizimin e protestës. Nuk kam asnjë idicie që ky hetim të ketë nisur përpara protestës pasi unë me pasaportën britanike kam udhëtuar lirshëm jashtë Anglisë, deri në Nëntor.

Më 26 janar 2023, Taulant Omi ka marrë një letër nga departamenti hetimeve të nënshtetësisë, në ministrinë angleze e punëve të brendshme Home Office ku thuhet se Sekretari për Punët e Brendshme, ka marrë në konsideratë heqjen e nënshtetësisë britanike. Në letër thuhet gjithashtu se Ambasada Britanike në Tiranë ka bërë verifikime për këtë rast dhe rezulton se Taulant Omi ka lindur në Shkodër.

Megjithatë Sekretari Britanik i Shtetit ka vendosur të mos heq shtetësisë britanike për ju dhe se duhet të ndryshoni të dhënat në certifikatën e shtetësisë.

Avokatët që merren me çështjen e emigrantëve thonë se Ministria e Punëve të Brendshme Home Office, po rishikon politikën e heqjes të shtetësisë britanike, dhe se në ditët në vijim pritet të bëhen publike politikat e reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit