Dosja ‘McGonigal’/ Gazetari amerikan: Rama i lidhur me kartelin Sinaloa, Biden s’vepron sepse i ka dalë emri i djalit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.01.2023, 09:01

Pas publikimit të dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, që tregojnë edhe zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës, gazetari Dan Bongino, për The Dan Bongino Shoë tha se Charles McGonigal ka qenë i ‘punësuar’ nga Rama, për t’i bërë favore për të sulmuar kundërshtarin e tij politik, sigurisht jo falas. Ndër të tjera gazetari amerikan u shpreh se presidenti Joe Biden nuk po vepron pasi në skandal është përfshirë vetë djali i tij, Hunter Biden, i cili sipas tij ka lidhje të ngushta me dy njerëzit nga Shqipëria që u ka dalë emri në dosje, konkretisht Dorian Duçkës e Agron Nezës. Dan Bongino e lidh Ramën dhe kartelin Sinaloa, duke rikujtuar fotot e Duçkës krah Luftar Hysës, teksa del nga kryeministria.

“Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden), ata janë të lidhur. Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa. Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA. Por, për çfarëdo lloj arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë. A është kjo sepse njerëzit në qeverinë tonë po paguhen nga shqiptarët? Për t’i bërë njerëzit të kthejnë faqen tjetër? Një pyetje e drejtë apo jo? Dikush në një konferencë shtypi, që bën punë reale në media, duhet të pyesë Karine Jean-Pierre (sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë) se pse Biden nuk ka bërë asgjë për narko-trafikimin në Shqipëri dhe për akuzat për lidhjet me kartelin Sinaloa në kufirin tonë jugor? A ka kjo lidhje me të infiltruarit në qeverinë tonë që lobojnë për të njëjtin kryeministër shqiptar për të cilin nuk po bëni asgjë?”- shprehet Bongino.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit