U arrestua në ‘shtëpi bari’ në Angli, shqiptari kërkon të shohë motrën me kancer

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.01.2023, 12:58

Më 25 janar të këtij viti shqiptari Izmir Dragoti u arrestua nga policia britanike, pasi u kap në një shtëpi bari. Ai u gjet në një banesë me 140 bimë kanabisi dhe 96 kg kanabis me vlerë midis 50,000 dhe 129,800 £ në një shtëpi në rrugën Staniforth, në Sheffield.

Dragoti dhe një burrë tjetër, i cili nuk është ndjekur penalisht, u arrestuan në një dhomë gjumi. Shqiptari jetonte në shtëpinë që u gjet dhe sasia e drogës, teksa pas arrestimit u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 12 muaj burg.

Avokatja mbrojtëse Rebecca Stevens tha: “Ai erdhi këtu në fund të vitit 2021. Ai ka një grua dhe një djalë dhjetë-vjeçar në Shqipëri, të cilët sinqerisht po luftojnë për të mbijetuar. Ai shpresonte se do të gjente punë legjitime. Ai jetonte me një mik”.

Ai është lënë në paraburgim që nga arrestimi i tij dhe e ka pasur shumë të vështirë, por gjëja që e ka në mendje dhe e shqetëson më shumë është motra e tij dhe kur flet për të bëhet shumë emocional,” tha avokatja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit