Historia frymëzuese/ Kush është Irena, vjaza që shpëtoi 2500 fëmijë nga nazistët?

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 05.02.2023, 16:45

Irena Sendler ishte një punonjëse sociale polake, infermiere dhe drejtoreshë e departamentit të fëmijëve të Zegota, Këshilli Polak për Ndihmën e Hebrenjve (një grup rezistence gjatë Luftës së Dytë Botërore).

Ajo është një personalitet, jeta e së cilës është një histori magjepsëse. Guximi i jashtëzakonshëm i saj shpëtoi jetën e shumë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

E lindur në Varshavë më 15 shkurt 1910, Irena Sendler (ose Irena Ksizanowski atëherë) ishte vajza e Janinës dhe Dr. Stanislaw Ksizanowski. Edhe pse e lindur në Varshavë, Irena u rrit në një fshat pranë qytetit të quajtur Otwock dhe ishte fëmijë i vetëm.

Shtëpia ku Irena kaloi fëmijërinë

Shtëpia ku Irena kaloi fëmijërinë

Babai i saj (Dr. Stanislaw Krzyzanowski) vdiq nga tifoja, i cili u prek gjatë trajtimit të pacientëve, kur Irena ishte vetëm shtatë vjeç. Stanislav, ndonëse vdiq kur Irena ishte shumë e re, ndikoi thellë në vlerat që ajo ndoqi gjatë gjithë jetës së saj, duke pohuar se nëpërmjet babait të saj "më mësuan që nëse shihni dikë duke u mbytur, duhet të hidheni në ujë për ta shpëtuar, pavarësisht nëse dini të notoni apo jo”.

Pas vdekjes së Stanislav, shumë udhëheqës të komunitetit hebre ndihmuan në financimin e arsimit të Irenës, e cila studioi letërsinë polake në Universitetin e Varshavës.

Irena gjatë kohës ë punonte si punonjëse sociale

Irena gjatë kohës që punonte si punonjëse sociale

Gjatë studimeve në universitet, Irena nuk u pajtua me sistemin geto, një formë e ndarjes zyrtare të vendeve studentore, që ishte krijuar në disa nga universitetet para luftës. Si reagim ndaj kësaj, ajo grisi fletëparaqitjen dhe për pasojë u ndëshkua me tre vjet përjashtim nga universiteti.

Kjo nuk ishte protesta e fundit e Irenës kundër diskriminimit hebre, por fillimi i karrierës së saj humanitare, duke luftuar për jetën e hebrenjve gjatë gjithë Holokaustit.

Veprimi i Irena Sendlerit gjatë luftës

Që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët pushtuan Varshavën, ajo filloi të ndihmonte hebrenjtë e qytetit, duke u siguruar atyre ushqim dhe ujë. Megjithatë, sapo getoja e Varshavës u ndërtua brenda qytetit, Irena humbi aksesin me ata që kishin nevojë për ndihmën e saj. Ajo filloi të planifikonte një mënyrë tjetër për të ndihmuar.

Sapo getoja e Varshavës u krijua në vitin 1940, Irena filloi të merrte fëmijët jetimë dhe i largonte prej saj. Ajo përdori statusin e saj si punonjëse sociale, të kombinuara me dokumente të falsifikuara nga një oficer i sëmundjeve infektive të spitalit të Varshavës (i cili më vonë u bë anëtar i Zegota), për të fituar akses në geton e Varshavës dhe fëmijët jetimë që jetonin në të.

Në vitin 1942 u themelua Këshilli polak për Ndihmën e Hebrenjve me Delegacionin e Qeverisë Polake dhe Irena u emërua shefe e departamentit të fëmijëve të tij. Gjatë mandatit të saj, Irena dhe ekipi i saj ndihmuan në shpëtimin e rreth 2,500 fëmijëve nga getoja e Varshavës. Kishte katër mënyra kryesore që grupi i Irenës i nxirrte fëmijët kontrabandë nga geto, të cilat ishin si më poshtë:

-Të kalonte fshehurazi nëpër një gjykatë të vjetër pranë getos.

-Nëpër kalime nëntokësore, si kanalizime.

-Fshehja e tyre në valixhe.

-Nëpërmjet ambulancës, e fshehur nën barela ose duke u shtirur se ka ndonjë sëmundje.

Fëmijët e shpëtuar u dërguan në jetimore dhe institucione të ndryshme fetare që strehonin fëmijë jetimë. Irena i përdori njohjet e saj me këto vende për të trafikuar fëmijë me emra të rremë. Disa nga vendet kryesore ku këta fëmijë u kontrabanduan ishin jetimoret dhe institucionet fetare në Chotomov dhe Lublin.

Pse u burgos Irena?

Më 20 tetor 1943 Irena arrestohet dhe dërgohet në burg. Gjatë kohës së burgimit ajo u torturua për të nxjerrë informacione për anëtarët e tjerë të Zegotës, por Irena u dha hetuesve të dhëna të rreme. Më pas ajo u dënua me vdekje, por dënimi i saj nuk u zbatua kurrë, pasi anëtarët e Zegota korruptuan disa punonjës të burgut për ta lënë të arratisej.

Një ditë pas arratisjes së Irenës, nazistët njoftuan se ajo ishte ekzekutuar, duke përhapur lajmin e rremë në të gjithë Varshavën. Irena mbeti e fshehur për pjesën tjetër të luftës dhe pas përfundimit të saj, ajo bëri përpjekje për të ribashkuar fëmijët që kishte shpëtuar me prindërit e tyre. Fatkeqësisht, pothuajse të gjithë prindërit ishin vrarë gjatë Holokaustit.

Kur mbaroi lufta, Irena vazhdoi karrierën e saj si punonjëse sociale. Ajo mori çmime të shumta për guximin e saj të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu u nderua me Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë të Polonisë dhe u nominua për Çmimin Nobel për Paqen.

Irena jetoi në Varshavë deri në vdekjen e saj më 12 maj 2008. Në vitet e fundit të jetës për të kujdesej një grua e quajtur Elzbieta Fikovska. Elzbieta ishte një nga fëmijët (në atë kohë gjashtë muajshe) që Irena e kishte ndihmuar të ikte nga getoja e qytetit.

Irena ka komentuar veprimin e saj gjatë luftës, duke thënë se “Ne që shpëtuam fëmijët nuk jemi heronj. Më acaron vërtet ky term. Ende më rëndon shumë ndërgjegjja që bëra kaq pak. Mund të kisha bërë më shumë. Ky mendim do të më ndjekë deri në vdekje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit