Tërmeti i rëndë në Turqi/ Erdogan jep deklaratën e parë dhe parashikon rritjen e numrit të viktimave

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.02.2023, 18:23

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka arritur në 2500 nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi sot (6/2) Turqinë juglindore, i cili u ndje deri në Egjipt dhe Irak.

Tërmeti ishte me qendër në provincën Kahramanmaras dhe tronditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore gjatë natës. Ai u pasua nga një tjetër tërmet me magnitudë 7.7 ballë në të njëjtën zonë rreth orës 11:25 me orën shqiptare.

Në deklaratëm e parë dhënë sot pas tërmetit presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, teksa citoi edhe një herë numrin e viktimave dhe të plagosurve, tha se nuk mund të parashikonte se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Rreth 9,000 njerëz janë përfshirë në operacione, ndërsa 45 vende kanë ofruar deri tani ndihmë për Turqinë, vuri në dukje ai, duke folur për fatkeqësinë më të madhe që ka goditur vendin që nga viti 1939, kur një tjetër tërmet në provincën lindore të Erzincan i mori jetën rreth 33,000 njerëzve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit