Operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi/ 132 orë pas tërmetit dëgjohen ende zërat e të mbijetuarve

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 11.02.2023, 17:02

Prej orës 16:30 pasdite, në rrënojat e Antalisë, të shkatërruar nga tërmeti 7.8 Rihter, në provincën Hatay të Turqisë, është duke u zhvilluar një operacion madhor shpëtimi.

Sipas mediave të huaja, zërat e të mbijetuarve që bënin thirrje për ndihmë u dëgjuan nga rrënojat e një ndërtese të shembur në zonë. Madje, sipas të njëjtave burime, është e mundur që personat kërkim-shpëtimit të arrijnë të nxjerrin shpejtë personat që ndodhen nën rrënoja, pasi zëri i tyre dëgjohej qartë.

Vlen të përmendet se kanë kaluar të paktën 132 orë nga tërmeti shkatërrues i së hënës së kaluar.

Njëkohësisht emocionon videoja e shpëtimit të një foshnjeje vetëm dy muajshe, 128 orë pas tërmetit.

Foshnja arriti të mbijetonte derisa shpëtimtarët e gjetën dhe e morën. Ai është dërguar menjëherë në spital për ekzaminim mjekësor.

Në të njëjtën kohë, në Hatay, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin një 13-vjeçar dhe në Antiyaman një çift.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit