Tjetër “vetëvrasje” misterioze në rrethin e ngushtë të Putin/ Viktima ishte shkarkuar nga puna pak javë më parë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.02.2023, 19:18

Një ish-zyrtar i lartë në ministrinë e brendshme të Rusisë, gjeneralmajor Vladimir Makarov, është gjetur i vdekur në periferi të Moskës dhe besohet se ka kryer vetëvrasje. Kjo ngjarje ndodh disa javë pasi thuhet se u shkarkua nga posti që mbante nga presidenti Vladimir Putin, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Makarov, i cili më parë shërbeu si nënkryetar i Drejtorisë Qendrore për Luftimin e Ekstremizmit u gjet i vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri në kokë, njoftoi agjencia e lajmeve në gjuhën ruse SOTA.

Pas shkarkimit të tij të papritur të raportuar muajin e kaluar, Makarov kishte rënë në një "depresion të thellë" dhe nuk donte të vazhdonte karrierën e tij pas një shërbimi ushtarak të tërë, thanë të afërmit për kanalin Telegram VChK-OGPU.

Një seri vetëvrasjesh

Makarov është i fundit në një varg vetëvrasjesh misterioze të lidhura me Putinin dhe regjimin e tij.

Politikani dhe biznesmeni rus Pavel Advov u gjet i vdekur jashtë një hoteli në Indinë lindore në dhjetor pasi ra nga dritarja. Ai kishte kritikuar më parë sulmet ruse në Kiev si "terrorizëm".

Ivan Pechorin, 39 vjeç, një ekzekutiv i tregut rus të energjisë, u gjet i vdekur në shtator pasi ra në det ndërsa lundronte në ishullin Russky në Detin e Japonisë, raportuan mediat ruse.

Më 1 shtator, Ravil Maganov, 67 vjeç, nënkryetar i kompanisë ruse të naftës Lukoil, vdiq në një rënie të dyshimtë nga dritarja e një spitali në Moskë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit