Milingonat ‘pushtojnë’ fushën në lagjen e shqiptarëve, fëmijët s’kanë ku luajnë me top

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.03.2023, 21:49

Qindra milingona kanë pushtuar një tokë të zbrazët në Arnavutköy, Turqi.

Banorët e lagjes shqiptare në Stamboll mbetën të habitur kur panë tufat me milingona në fushën ku fëmijët luajnë futboll çdo ditë.

Tekin Yılmaz, i cili jeton prej kohësh në këtë lagje, tha:

Këtu fëmijët luanin me top. Ne këto ditë po hasim gjëra kaq interesante në natyrë, mendoj se do të hasim edhe më shumë. Është hera e parë që shoh milingona të tilla.

Ekspertët ende nuk kanë dhënë asnjë arsye se përse ka ndodhur ky fenomen, ndërsa banorët janë çuditur nga kjo gjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit