Elbasani i zhytur në plehra, qytetari: Janë vendosur 3-4 kosha, shihni sa të bukur janë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.03.2023, 23:21

Fenomeni i plehrave në rrugë është prezentë kudo në Shqipëri. Edhe në qytetin e Elbasanit është prezent ky fenomen pasi koshat e plehrave janë tejmbushur dhe derdhur nëpër rrugë.

Në fshatin Hajdaran rruga është mbushur plot me mbeturina pasi koshi, një dhe i vetëm nuk i përballon dot të gjitha.

Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA se para pak ditësh në këtë rrugë janë vendosur 3-4 kosha të rinj plehrash. Por në pamjet e mëposhtme mund të shihni praninë e vetme të një koshi dhe plehrat e derdhura kudo nëpër rrugë.

Qytetari ironizon “pamjen e bukur” dhe thotë se ky është 2023.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit