Skandali në Tiranë/ Administratori vendos çipa në pallat pa lajmëruar banorët, ata ngelin në rrugë bashkë me fëmijët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.03.2023, 23:49

Disa banorë të Tiranës, në kompleksin “Mangalem” Ali Dem, janë përballur me një skandal të vërtetë mbrëmjen e sotme.

Qytetarë të shumtë nuk kanë mundur të hyjnë në shtëpitë e tyre pasi administratori ka vendosur çipa në ashensorë pa bërë asnjë lajmërim. Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA, se tani që kompleksi ku jetojnë menaxhohet nga “Tirana Administrim” janë vendosur rregulla të reja pa dijeninë e askujt.

Banorët e sapo kthyer nga puna nuk kanë mundur të futen në shtëpitë e tyre. Ata janë përplasur me administratorin e ri dhe për këtë skandal kanë njoftuar edhe policinë.

Qytetarët thonë se administratori ka bërë rezistencë edhe ndaj policisë. Një kaos i tillë thuhet se ka zgjatur për 3 orë dhe disa banorë kanë mbetur jashtë me fëmijët në krahë.

Pas më shumë se 3 orësh administratori ka bërë një hap mbrapa dhe ka çaktivizuar çipat. Vetëm në këtë mënyrë banorët dhe fëmijët e tyre janë lejuar të hyjnë në shtëpitë e tyre.

Denoncimi i banorëve:

Oh shume muhabet i gjate, por shkurt: lagjia Mangalem tani menaxhohet nga Tirana Admimistrim. Ata kane vendosur cipa ne ashensore pa u thene njerezve dhe njerezit jane kthyer ne darke nga puna dhe skane mundur te hyjne. Me pas jane perplasur me administratorin dhe kane thirrur policine. Administratori ka bere rezistencë dhe ndaj policisë kur ata u kane kerkuar te lejojne njerëzit te perdorin ashensorin. Ne fund policia e bindi dhe ai u detyrua te caktivizonte cipsat pas 3 oresh ne pritje kur kishte dhjetera njerez disa dhe me femije te vegjel ne krahe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit