Një mace i mbijetoi një udhëtimi vajtje-ardhje prej pesë miljesh(8 km) nën e kofanon e një makine pasi ajo u arratis nga shtëpia e saj.
Kafsha shtëpiake katër vjeçare Rose u zbulua kur David King, 65 vjeç hapi kofanon e makinës për të kontrolluar vajin. Ai u habit kur pa macen e zezë pranë motorit të makinës.
Nuk isha i sigurt nëse ishte gjallë. E shtyva butësisht me një shkop për të kontrolluar nëse po merrte frymë dhe pashë se macja e vogël ishte e tmerruar.
65-vjeçari dhe bashkëshortja e tij telefonuan menjëherë ekipin e ndihmës së shpejtë. Por kur ata nuk ishin në gjendje të nxirrnin macen nga aty ku ishte fshehur, ata thirrën një veteriner lokal.
Macja e vogël dridhej nga frika. Veterineri dhe çifti i të moshuarve u përpoqën ta qetësonin por ajo largohej më thellë në zgavrën e motorit. Më pas ata ngritën makinën dhe hoqën një gomë të përparme dhe nga aty arritën të nxirrnin macen.
Macja kishte një mikroçip dhe gjetja e pronarit të saj nuk ishte e vështirë. Ky i fundit kur u ribashkua me macen mendonte se macja po flinte në dhomën e gjumit me djalin e tij. Ai nuk e dinte se macja e vogël ishte arratisur.