Fermerët akuzojnë alienët për gjymtimin e çuditshëm të 20 lopëve pa asnjë shenjë gjaku

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.04.2023, 00:30

Një çift fermerësh në Australi akuzojnë alienët për gjymtimin e lopëve të tyre në mënyrën më të çuditshme.

Judy dhe Mick Cook u tronditën kur zbuluan se një nga bagëtitë e tyre ishte gjymtuar. Ata u habitën kur panë se lopës i ishin hequr sisat, veshët dhe gjuhët me një saktësi të jashtëzakonshme. Nuk kishte gjak në tokë dhe këto pjesë të trupit u hoqën pa e vënë re Judy apo Mick.

Mick tha:

Ishte sikur të ishin hequr me kirurgji. Fillimisht mendova se mund të ishte helmuar, por më pas u afrova...Pashë pjesët e trupit që mungonin, nuk kishte gjak, edhe aty ku ishin hequr pjesët, asnjë shenjë, vetëm lopêt e ngordhura.

Fermerët thonë se rreth 20 lopë janë gjetur të ngordhura në të njëjtën mënyrë.

Çfarë po ndodh? Duhet të jetë diçka nga lart. Alienët janë shpjegimi i vetëm që mendoj.

Ata thanë se kanë qenë dëshmitarë të dritave të çuditshme herë pas here në pronën e tyre gjatë natës. Kur u zbulua lopa e parë, një veteriner lokal tha se mënyra se si ishin prerë organet ishte shumë e çuditshme. Ai se sisat, veshët dhe gjuhët nuk janë as të vlefshme.

Gjymtimi i lopëve është raportuar në shumë vende gjatë dekadave të fundit dhe autoritetet nuk kanë arritur të gjejnë një shpjegim për këtë fenomen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit