Mirlinda Karçanaj “gostit” me 140 milionë Igli Gjelishtin, i akuzuar se i transferon lekët e tenderave tek Carlo Bollino  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.04.2023, 20:03

Mirlinda Karçanaj godet përsëri. Jo me inteligjencën e saj natyrisht, por me bëmat për shpërdorimin e parave të shqiptarëve nëpër tendera të dyshimtë. Në rastin konkret bëhet fjalë për një tender që AKSHI i ka dhënë kompanisë IMAGE & COMMUNICATIONS DEVELOPMENT në vlerën prej 11,520,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 140 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Kjo kompani është në ponësi të Igli Gjelishtit, i akuzuar shpesh në media se përdor skema për të transferuar paratë e shqiptarëve në xhepat e Carlo Bollinos. Sipas këtyre denoncimeve publike, Carlo Bollino është përfitues i miliarda lekëve nga paratë publike të shqiptarëve nëpërmjet kompanisë së Igli Gjelishtit, Image & Communications Development.

Skema e denoncuar publikisht ka qenë e tillë: Igli Gjelishti fitonte tenderat në vlerë prej miliarda lekësh pa konkurrencë nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj dhe më pas kryente pagesa ndaj kompanivë në pronësi të Carlo Bollinos dhe bashkëshortes së tij Alba Malltezi.

Në këtë mënyrë transferonte “de facto” paratë e taksapaguesëve shqiptarë në xhepat e familjes së Bollinos. Duket se e njëjta gjë ka gjasa të përsëritet pasi kjo kompani është “gostitur” përsëri nga Mirlinda e AKSHI-t me 140 milionë lekë të tjera.

Madje duke parë edhe dokumentacionin e tenderit, shikohet se një firmë tjetër nga pjesëmarrësit e tenderit, ka ofruar shifër më të ulët, por nuk është marrë në konsideratë. Si rrjedhojë fituese është shpallur kompania e Gjelishtit me ofertën e përmendur më lart e cila është sa 86% e fondit limit. A do t’i hedhë ndonjë sy SPAKU edhe këtij tenderi? Si mendoni?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit