Vodhi miliarda nga Shteti me Koncesionin e Dializës, Manastirliu i jep Klodian Allajbeut plus gjysmë MILIARD Lekë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.04.2023, 14:26

“Evita shpk” është firma e famshme që vodhi pacientët të cilët i nënshtrohen dializës por nuk iu dha shërbim. Kujtojmë se më 20 tetor të vitit 2015 Ministria e Shëndetësisë e shpalli “Evita shpk” fituese të koncesionit për “shërbimin e hemodializës”, duke i dhënë asaj një kontratë 10 vjeçare.

Në fakt tani rezulton si kompania "Dia Vita sh.p.k , e cila" është bashkimi i “Evita” shpk dhe një përqindje të aksioneve nga Spitali Amerikan i Klodjan Allajbeut. Dhe deri më tani Klodjan Allajbeu dhe themeluesja e “EVITA” vajza e tij e xhaxhait Majlinda Fetiu kanë përfituar më shumë se 115 milionë lekë nga sa është vlera e koncesionit.

Por, këto vjedhje nuk i mjaftojnë një oligarku si Allajbeu, prandaj ata kanë trokitur në derën e ministres Ogerta Manastirliu dhe kjo e fundit iu ka bërë gati thesin me para, pa e menduar dy herë.

Kjo e fundit ka urdhëruar drejtoreshën e QSUT, Albana Ficon që të hartojë një tender për dyshen e fondeve të shëndetësisë. Themi kështu pasi të dhënat më poshtë tregojnë qartë që ky tender është hartuar posaçërisht për “Evita Shpk”.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Sutura për Kardiokirugjinë”, për të cilin është lënë në dispozicion fondi me vlerë 575 milionë lekë. Dokumente tregojnë që asnjë firmë tjetër nuk ka ofruar ofertë për këtë tender dhe ka paraqitur ofertë vetëm firma “Evita Shpk”, që administrohet nga Entela Saraçi, e cila më herët ka punuar për një kompani farmaceutike dhe për Spitalin Amerikan.

Duke qenë se tenderin e kanë pasur të taksur nga ministrja, Saraçi Kërçuku (pronari i ri me letra) dhe Allajbeu kanë dorëzuar ofertën me vlerë 573 milionë lekë, sa 97% e fondit limit.

Pa zbatuar asnjë rregull të ligjit për prokurimet, pa garë fare dhe me kosto të shtrenjtë, Albana Fico ka firmosur kontratën me “Evita shpk”. Kështu këto para “fluturuan” në xhepat e oligarkëve të shëndetësisë.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur në skenë del Allajbeu. Sikur e thamë më lart përmes firmës “Diavita” ata kanë vjedhur milionat nga shërbimi i dializës por shërbime nuk kanë dhënë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Papiqulo
    I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
    Odeta Dume
    E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është në këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
    Urim Hyseni
    I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
    Gëzim Sulollari
    I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
    Deborah Keçi
    E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
    Megi Pojani
    Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
    Endri Meksi
    I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-kryeministrit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tij dhe paraqitjen fizike.
    Klodiana Kapo
    Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit