Dalin pamjet e sherrit në Laprakë/ Babë e bir rrahin keq 32-vjeçarin pas përplasjes së makinave

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.04.2023, 20:14

Pasditen e sotme ju njoftuam për një ngjarje të rëndë në Tiranë, në zonën e Laprakës, ku babai me të birin rrahën keq një 32-vjeçar për shkaqe banale.

Shkak u bë një aksident me makinë mes dy palëve, pas të cilit djali me të atin rrahën keq 32-vjeçarin që drejtonte mjetin tjetër, në afërsi të shkollës "Aleks Buda". Ky i fundit për shkka të plagëve të marra përfundoi në spital.

Ndërkohë ekskluzisht për JOQ, vijnë pamjet e këtij sherri. Nga video duket se dhuna ka qenë e konsiderueshme. Është e pakuptimtë ndërkohë se si shqiptarët janë gati të rrihen e të vriten thjesht për disa hekura.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës "Aleks Buda", janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir). Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Papiqulo
    I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
    Odeta Dume
    E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është në këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
    Urim Hyseni
    I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
    Gëzim Sulollari
    I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
    Deborah Keçi
    E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
    Megi Pojani
    Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
    Endri Meksi
    I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-kryeministrit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tij dhe paraqitjen fizike.
    Klodiana Kapo
    Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit