Ish-bashkëshortja harron Dani Alvesin, brazilianin e zëvendëson me një vajzë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.04.2023, 10:07

Pas futjes në burg, Joana Sanz vendosi të ndahet me Dani Alvesin dhe duket se e ka harruar shpejt ish-futbollistin, duke u kthyer menjëherë në protagoniste.

Pasi u nda nga ish-lojtari i Barcelonës, i cili akuzohet për përdhunim ndaj një të reje në një klub nate në Barcelonë, Sanz ka nisur të jetojë sërish jetën.

Nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, ajo ka dhënë një mesazh të qartë nëpërmjet një fotoje ku shfaqet duke u puthur në buzë me një tjetër vajzë.

Ajo është modelja tjetër Sandra Tabares, e cila i ka qëndruar shumë pranë në këtë periudhë delikate të jetës, duke e ndihmuar të shkëputet përfundimisht nga Dani Alves.

Pasi e falënderon që e ka rikthyer sërish në jetën normale, ajo premton se në të ardhmen do të vijnë momente edhe më të bukura në jetën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit