Mirlinda e AKSHIT nuk i ndahet Grigor Jotit, “e shpërblen” me 800 milionë lekë edhe pse ofroi sa 94% e fondit limit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.04.2023, 20:54

Binomi Mirlinda Karçanaj – Grigor Joti rikthehet përsëri. Natyrisht fuqishëm, duke parë nivelin e shifrave të përdorura. Janë plot 800 milionë lekë të vjetra me TVSH të cilat janë futur në xhepat e Jotit nga e përhershmja Mirlinda e AKSHIT.

Bëhet fjalë për një tender me objekt “Mirëmbajtje e infrastrukturës Oracle Exadata”, me numër reference REF-59156-02-15-2023. Fondi limit i tij është përcaktuar në shifrën 70,912,800 lekë të reja pa TVSH ose rreth 850 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Siç dihet, tenderat që kanë si objekt mirëmbajtjen janë përgjithësisht ata ku abuzohet më tepër. Në fakt në tender shikohet se ka patur konkurrencë të cunguar pasi kanë marrë pjesë vetëm dy garues, nga të cilët është shpallur fitues bashkimi i operatorëve “Infosoft Systems” dhe “DATA LOG”.

Vlera e ofruar prej tyre ka qenë 66,600,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 800 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Por cilët janë pronarët e fituesëve? Siç dihet, pas “Infosoft Systems” qëndron i zakonshmi Grigor Joti, ndërsa pas “DATA LOG” është Sokol Sinani. Ky i fundit është një emër i lakuar shpesh pasi njihet si ortak i Ilir Beqajt. Nuk do qe çudi që një pjesë nga “torta” e Mirlindës të ketë përfunduar edhe në “dhëmbët” e Ilir Beqajt.

Përtej kësaj, tenderi konsiderohet i dyshimtë pasi vlera fituese e paraqitur nga Grigor Joti dhe ortaku i Ilir Beqajt është thuajse e njëjtë më fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 94% e tij. Me sa duket AKSHI vazhdon të shpërndajë paratë e shqiptarëve në xhepat e oligarkëve, i pashqetësuar nga organet ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit