Detaji që nuk u pa nga askush/ Si rrezikoi Rama jetën e qindra njerëzve vetëm që ta shihnin duke kërcyer tallava

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.04.2023, 18:59

Ditën e sotme kryeministri i vendit, ishte për fushatë në Kamëz.

Në mënyrë të çuditshme për dikë që pëson një ndërhyrje operatore, Rama për habi filloi të kërcente tallava para banorëve të shkretë të mbledhur për ta mbështetur nën kërcënimin e heqjes nga puna.

Gjithsesi përtej kësaj, u vu re një detaj tepër i frikshëm që nuk u pa nga askush. Një numër shumë i madh njerëzish po qëndronin në të njëjtën kohë sipër një ure gjatë kohës që Rama po vazhdonte me mashtrimet e zakonshme për fushatë.

Kjo është një situatë tepër e rrezikshme sepse për shkak të peshës mund të rrezikohej jeta e gjithë të gjorëve që ndodheshin mbi urë pa lëvizur.

Për fat të mirë nuk pati asnjë ngjarje të rëndë, por ky fakt tregon më së miri se si politikanët janë të gatshëm të vënë në rrezik edhe jetën e shqiptarëve vetëm për show.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit