Erion Veliaj parashikon “situatë emergjente” në Tiranë! Me paratë e qytetarëve ble 400 MLN LEKË banjo

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.04.2023, 15:10

Erion Veliaj po vjedh fonde nga të gjitha anët dhe tenderi i fundit e tregon më së miri këtë abuzim.

Kryebashkiaku ka parashikuar një “situatë emergjente” pasi ka shpallur një tender për me objekt “Blerje kontejnerë për përballimin e situatave emergjente”. Vlera e Fondit Limit të tenderit është 412 Milionë Lekë pa TVSH.

Gati gjysmë miliard lekë po hidhen nga paratë e taksa-paguesve të Tiranës për kontejnerë dhe banjo para fushate për fasadat e Erion Veliajt.

Shpenzime të tilla Veliaj i bën çdo vit. Për 26 kontejnerë të ngjashëm ai ka shpenzuar 216 milionë lekë në vitin 2021. Pra nga viti në vit ai blen një numër të caktuar kontejnerësh, por shpenzimet rriten.

Këtu lind pyetja: Çfarë situate emergjente ka parashikuar Erion Veliaj në Tiranë që po derdh në xhepat e oligarkëve të paracaktuar gati gjysmë miliard lekë para zgjedhjeve për kontejnerë?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit