Momenti i frikshëm në Formula 1, piloti për pak sa nuk merr para dhjetëra fotoreporterë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.05.2023, 11:22

Ditën e djeshme u zhvillua gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, ku Sergio Perez u shpall fitues, teksa podiumi u plotësua nga Verstapen dhe Leclerc.

Përtej kësaj, gara mund të mbyllej me një tragjedi të madhe, Sebastian Ocon duke hyrë në bokse rrezikoi të shtypte me makinën e tij gazetarët dhe fotoreporterët e pranishëm në bokse.

SHIKO VIDEON E INCIDENTIT

Në fakt rregullorja parashikon që në asnjë moment rruga nuk duhet të qëndrojë e bllokuar, çka tregon se Ocon nuk ka përse të dënohet, por gjithsesi në atë rast duhej të frenonte pak më shumë.

FIA ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e kësaj situate në mënyrë që në të ardhmen të evitohen ngjarje të tilla. Siç duket në video, disa prej të pranishmëve u shmangën vetëm në momentin e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit