E moshuara bie përtokë pasi i jep lulet Ramës, ai nuk e ndihmon dhe i flak lulet tej

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.05.2023, 20:23

Ditën e sotme Rama vazhdoi si çdo ditë fushatën e tij propagandistike, kësaj radhe me patronazhistët e Devollit.

Pasi mbaroi serinë e mashtrimeve elektorale, u shënua një episod i çuditshëm. Një e moshuar fanse e tij, po nxitonte t’i jepte një tufë me lule dhe ta përshëndeste.

Por për fat të keq pasi i dha lulet ishullit të saj, e moshuara u rrëzua në tokë, pasi me shumë mundësi pati një humbje ndjenjash nga emocionet.

Për habi Rama nuk u shqetësua fare për shëndetin e saj, pavarësisht se e moshuara u rrëzua në tokë para syve të tij.

Jo vetëm kaq por lulet që i dha e moshuara, Rama i hodhi pak sekonda më pas.

Në vijim do të gjeni videon që nuk ka nevojë për koment.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit