Manastirliu poshtëron patronazhistin, e vë pas tabelës që ta mbajë mos bjerë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.05.2023, 19:08

Patronazhistët e gjorë janë bërë vërtetë për të ardhur keq.

Përveçse i detyrojnë të bëjnë pëlqime, shpërndarje apo komente nëpërmjet aplikacionit “Aktivisti”, tashmë rilindasit kanë filluar edhe t’i poshtërojnë ditën për diell.

Foto skandaloze vjen nga një takim i Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me banorët e Njësisë 9, pranë Bulevardit Zogu I, në Tiranë.

Manastirliu ka vendosur të poshtërojë duke e lënë pa asnjë dinjitet një patronazhist të gjorë në mënyrën më të pa mendueshme.

I riu është detyruar që të shërbejë si mbajtëse e një tabele propagandistike që ajo të mos bjerë dhe të qëndrojë e pa lëvizur.

Pamjet nuk kanë nevojë për komente të tepërta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit