Festë e çmendur për titullin në Napoli, zbardhet bilanci tragjik: Një i vdekur dhe disa të plagosur

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.05.2023, 11:58

Napoli është shndërruar në një arenë “lufte” mbrëmjen e djeshme për shkak të festimeve të çmendura pas fitimit të titullit në mbrëmjen e djeshme, ku barazoi me Udinezen dhe mbylli çdo llogari matematikore. Qindra mijëra tifozë kanë dalë në rrugë pas barazimit 1-1.

Fishekzjarre pafund dhe incidente nga më të ndryshmet u regjistruan pas triumfit, teksa ditën e sotme nisin të bëhen bilancet, ku nuk mund të mungonin as lajmet e hidhura. Bëhet me dije se një person është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur, teksa ende nuk dihen rrethanat e qarta.

PAMJE NGA FESTA

Ndërkohë, katër persona të tjerë janë paraqitur në urgjencë me dëmtime të konsiderueshme në duar, të shkaktuara nga mjetet piroteknike. Ndërkohë, një vajzë 20-vjeçare është e shtruar në një spital të Napolit në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën, si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Trazira u regjistruan edhe pas ndeshjes në Udine, ku tifozët u përplasën mes tyre në stadium dhe jashtë saj. Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga trazirat. Raportohet se ultrasit e Udineses janë futur mes fansave të Napolit dhe janë përleshur ashpër fizikisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit