Spektakël në regbi/ Demi merr zvarrë kujdestarin dhe pushton fushën, lojtarët “avullojnë”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.05.2023, 09:57

Një dem ka pushtuar fushën e regbisë, teksa yje të këtij sporti u detyruan të vrapojnë për tu mbrojtur nga kafsha gjigante. Ngjarja ndodhi para ndeshjes, ku katalanasit e Dragons u përballën me ST Helens në Betfred Super League.

Në të gjithë rajonin e Spanjës demat janë të famshëm dhe para ndeshjes u zhvillua një paradë. Gjithsesi, një nga demat nuk është mjaftuar me aq, pasi ka arritur t’i shpëtojë kujdestarëve dhe ka zbarkuar në fushë.

Pronari i Dragons, Bernard Guasch, kreu i Shoqatës lokale të Mbarështuesve të Gjedheve, kishte sjellë tre dema për të treguar cilësinë e mishit në zonë. Një prej kujdestarëve përpiqet ta ndalojë, me demin, që tërhiqet zvarrë nga kafsha.

Ndërkohë, lojtarëve iu desh të linin fushën për të mos rrezikuar një tërbim të mundshëm të “demit”. Fatmirësisht kafsha qëndroi e qetë dhe u kap nga kujdestarët, pa shkaktuar asnjë dëm, për tu dërguar më pas në vendin e vet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit