Humbi në pyll, 8-vjeçari mbijeton dy ditë duke ngrënë borë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.05.2023, 00:03

Një djalë 8-vjeçar mbijetoi dy ditë në shkretëtirën e ftohtë dhe të largët të Miçiganit, SHBA duke ngrënë borë dhe duke u fshehur nën një trung.

Nante Niemi u gjet në orën 13:30 të së hënës, afërsisht dy milje nga kampi i Parkut Shtetëror të Porcupine Mountains Wilderness ku ai kishte qëndruar me familjen e tij.

Nxënësi i klasës së dytë i veshur vetëm me një xhup dhe pantallona sportive u zhduk pasi u largua nga kampi i Wakefield për të mbledhur dru zjarri për familjen e tij. Djali eci i vetëm në një shteg derisa përfundoi në një rrugë pa krye.

Në vend që të vazhdonte shëtitjen nëpër pyllin prej 60,000 hektarësh, fëmija gjeti strehë nën një trung. Ai përdori "degë dhe gjethe për ngrohtësi dhe gjithashtu mbuloi trungun nën të cilin ishte. Ai nuk kishte ushqim, por hante borë të pastër për hidratim.

Më shumë se 150 persona nga grupe të ndryshme të zbatimit të ligjit, iu bashkuan kërkimit në këmbë, në ajër dhe në ujë. Kur Nante u gjet më në fund, shpëtimtarët donin ta çonin djalin tek familja e tij, por Nante preferoi ta përfundonte udhëtimin e tij në këmbë.

Nante është ribashkuar me familjen e tij dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit