Neymar po kërkon për një skuadër të re, dy gjigantë angleze janë të interesuar

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.05.2023, 13:02

Neymar po punon për largimin nga PSG në verë. “RMC Sport” raporton se agjentët e sulmuesit brazilian kanë nisur të kërkojnë për një klub të ri. Klubi francez nga ana tjetër është i gatshëm për një skenar të tillë, pasi kërkon të reduktojë humbjet financiare.

Ngërçi më i madh në këtë operacion janë kërkesat financiare të brazilianit dhe shuma e transferimit, ndaj një huazim është skenari më i mundshëm. Në të shkuarën Chelsea dhe Newcastle kanë shfaqur interes për të, por ende nuk ka asnjë ofertë konkrete nga këto klube.

Tifozët kanë kërkuar ikjen e brazilianit, teksa edhe largimi i Messit e bën brazilianin të mendojë të lërë klubin francez. Neymar është i tronditur nga protestat e tifozëve në shtëpinë e tij. Aktualisht ai nuk luan për shkak të një operacioni të kryer në ligamentin e kyçit të këmbës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit