I dha nipit të Sadri Abazit 1.2 miliardë tender, a ia fali Bardh Spahia Bashkinë e Shkodrës Rilindjes?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.05.2023, 22:29

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur JOQ ka paraqitur bashkëpunimin PS-PD nëpërmjet tenderave. Janë pikërisht procedurat e prokurimit të cilat duket se bëjnë bashkë më së miri të dyja palët, ndryshe nga çfarë mund të duket nga jashtë për njerëzit e zakonshëm.

Njëri ndër tenderat më të diskutueshëm është edhe ai i dhënë nga ish-kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ndaj nipit të ish-deputetit socialist Sadri Abazi.

KaNë qenë plot 1.2 miliardë lekë që kanë përfunduar në xhapat e nipit të Abazit.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-56886-01-25-2023 dhe me objekt “Shërbimi i pastrimit për Bashkinë Shkodër Zona Qendrore“. Fondi limit i kësaj procedure është 105,658,072 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra.

Nëse krahasojmë vlerën fituese me fondin limit të tenderit shikohet qartësisht se vlera e ofruar nga Abazi është 99% e fondit limit. Ky raport është tepër i dyshimtë dhe ngre pikëpyetja të forta në lidhje me faktin se fituesi ishte i paracaktuar që në fillim.

Sa më sipër ngre dyshime të forta edhe në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve vendore të ditës së djeshme në Shkodër ku befas fitoi kandidati i PS, Benet Beci. A mos ndoshta Bardh Spahia ia fali Bashkinë e Shkodrës Becit? Sido që të jetë, në fund të ditës rëndësi ka që PS e PD kur vjen puna tek paratë e popullit, bëhen të gjithë bashkë për t’i futur në xhep.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit