Prestigjiozja “L’Equipe” është hapur ditën e sotme me lajmin e bujshëm të largimit të Neymar nga PSG-ja në verë, pas gjithë pakënaqësisë së tifozëve ndaj brazilianit.
Gazeta franceze shkruan se lojtari dhe klubi i PSG-së janë pro largimit dhe ka nisur puna për gjetjen e një klubit të ri për brazilianin, i cili i ka kushtuar francezëve plot 222 milionë euro.
Në kuadër të këtyre lëvizjeve, mësohet se Manchester United është shfaqur në derën e “Djajve të Kuq” për të kërkuar shërbimet e brazilianit, ku huazimi mbetet zgjidhja më e mundshme.
Palët janë në negociata dhe Neymar është i hapur për një kalim të mundshëm në Angli. Në të shkuarën braziliani ka qenë pranë një transferimi të mundshëm te Manchester City.
PSG-ja në verë pritet të humbasë edhe një tjetër yll të madh, Lionel Messin, i cili po përgatit një rikthim të mundshëm te Barcelona, teksa ka edhe opsione të tjera në tavolinë.