Shënoi gol si në kohët e vjetra në përmbysjen e madhe, Ronaldo feston duke rënë në sexhde

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.05.2023, 12:24

Cristiano Ronaldo ishte në fushë mbrëmjen e djeshme dhe u tregua vendimtar për skuadrën e Al Nassr, duke siguruar një fitore me përmbysje me shifrat 3-2 ndaj Al Shabab të vendit të tretë. Portugezi shënoi golin e tretë për skuadrën e tij me një ekzekutim shumë të bukur, si në kohën kur shkëlqente me fanellën e Real Madrid.

Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje është festimi i portugezit. Ai është i krishterë, por është një shembull sa i përket tolerancës fetare. Në të shkuarën ai ka pranuar anët pozitive fesë islame dhe ka treguar për kohët me Mesut Ozil, të cilin e ka pasur shok dhomë dhe gjermani ishte një praktikues i rregullt i fesë myslimane.

Ditën e djeshme pas golit të gjithë shkuan të festonin me Ronaldon dhe në fund të festimeve, portugezi shihet të bie në sexhde, një ritual që kryhet nga myslimanët gjatë faljes. Kjo është pritur shumë mirë nga populli arab, teksa nuk mund të mungonin as kritikat. Gjithsesi, mbi të gjitha, kjo duhet të interpretohet si një gjest shkon kundër urrejtjes fetare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit