Aksident masiv te Pallati i Brigadave, qytetarët turren të nxjerrin të plagosurit nga makinat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.05.2023, 19:42

Një aksident masiv ka ndodhur në afërsi të Pallatit të Brigadave në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Katër automjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar kaos dhe bllokim të trafikut.

Nga pamjet që kanë mbërritur pranë redaksisë së Joq Albania duket se si dëshmitarët nxitojnë të nxjerrin pasagjerët nga makinat e dëmtuara.

Deri tani raportohet pët tre të plagosur.

Ndërkohë ka reaguar edhe policia në lidhje me këtë aksident:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit