Bëri aksident, qytetari denoncon: Kompania ANSIG nuk më kalon lekët, më sorollasin prej 2 muajsh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.05.2023, 19:53

Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së Joq Albania nga një qytetar në lidhje me kompaninë e sigurimeve AANSIG SH.A. Qytetari shprehet se ka që në datën 6 mars që ka bërë një aksident me makinë.

Fajtore ishte pala tjetër, por ndonëse qytetari ka dorëzuar dokumentacionin, ai denoncon se kompania ANSIG nuk i kalon lekët. Ai shprehet se i thonë “dosja ka kaluar në financë” dhe se “shumë shpejt do kalojnë lekët”.

Por sipas qytetarit kanë kaluar mbi 2 muaj e dy jave dhe “shumë shpejt” nuk ka ardhur kurrë. Denoncuesi ka vënë në dispozicion të redaksisë sonë edhe komunikimin e vazhdueshëm me kompaninë ANSIG.

Joq Albania u përpoq të kontaktojë me kompaninë në fjalë nëpërmjet emailit zyrtar, por që prej datë 20 maj 2023 nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kompania ANSIG në lidhje me një reagim të mundshëm për rastin.

Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksi nga qytetari si dhe komunikimin e tij me kompaninë në fjalë.

Pershendetje Joq, kam qe me date 6 mars qe kam bere aksident me makine. Fajtor ishte ai tjetri, kam dorezuar dokumentacionin dhe kompania ANSIG nuk kalon leket. Vetem me thojn ka kaluar ne finance, do kalojn leket shum shpejt. U bene 2 muaj e 2 jave... Flm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit