E bujshme nga Gjermania, Thomas Tuchel gati të largohet nga Bayern Munchen

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 29.05.2023, 11:20

Një lajm i bujshëm është paralajmëruar mëngjesin e sotëm. “Mail Sport” raporton se ditën e sotme Thomas Tuchel pritet të largohet nga Bayern Munchen, vetëm dy ditë pasi gjermanët festuan titullin kampion në Bundesligë.

Ky vendim, i cili mbetet për tu konfirmuar në orët në vijim, vjen pas dy largimeve të bujshme të drejtorëve Kahn dhe Salihamidzic, të cilët nuk u lejuan të ishin pjesë e skuadrës as në ndeshjen e fundit, ku rrjedhimisht nuk u bënë as pjesë e festës së titullit kampion.

Pas këtyre largimeve, është përgatitur edhe ikja e Tuchel dhe Bayern Munchen përgatit kështu një nisjen e një projekti nga e para. Këtë sezon ishin pikërisht drejtuesit ata që e hodhën në erë. Në pikën kulminante te sezonit ata shkarkuan trajnerin Nagelsmann, pas një mosmarrëveshjeje.

Kjo u pasua nga një situatë aspak normale në skuadër dhe nga rezultate të dobëta në fushë, ku më e dhimbshmja ishte eliminimi nga Champions League. Sezonin tjetër me siguri Bayerni do ta nisë me një fytyrë të re. Tuchel pritet të lërë Bayernin pas një aventure tejet të shkurtër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit