Partizani shpallet kampion

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 29.05.2023, 18:28

Pas katër vitesh Partizani rimerr fronin në futbollin shqiptar. Demat e kuq ngritën lartë kupën e 17 të kategorisë Superiore. Triumfi u arrit në ndeshjen e fundit ku të kuqtë fituan 2-0 në shtëpi ndaj Tetutës. Gjithçka ishte në favor të Tiranës e cila po hidhëhiqte në renditje por në ndeshjen e parafundit bardhë e blutë lëshuan fronin pas një barazimi me Bylisin. Një gabim që Partizani e shfrytëzojë maksimalisht për të për 90 minuta kundër durrsakëve.

Golin e parë të takimit ndaj Teutës e realizoi Arinaldo Rrapaj në minutën e 38-të. Ndërkohë gjithçka u vulos në minutën e 97 kur Tedi Cara shuajti çdo shpresë të durrsakëve por dhe të Tiranës për një barazim të mundshëm. Kjo fitore dhe ky titull mbetet i veçantë, për faktin se trajneri Giovanni Colella bëhet i pari italian që fiton titullin me Partizanin.

Tirana, Egnatia dhe Vllaznia u renditën pas Partizanit dhe për to ka një biletë në kualifikueset e Europa League. Ndërkohë jashtë kupave europiane mbeti Teuta që pas kësaj humbje zbriti në vendin e gjashtë. Nga kategoria do të zbresi Bylisi me Kastriotin, teksa ka një shans për Eryenin për të luftuar në ndeshje play-off për të qendruar në Superiore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit