Naureda Llagami e KLGJ denoncohet për tenderin 3.4 mln euro: Po e përgatit për mikun e saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2023, 13:52

Nga institucionet e drejtësisë presim që t’i japin fund korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Por, në fakt vetë këto institucione shkelin ligjin, duke vepruar si të paprekshëm. Për një veprim të tillë që cenon transparencën është bërë një denoncim ndaj kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Me datë 24 majë firma Advanced Business Solutions – ABS ka dorëzuar një ankesë pranë Komisionit të Prokurimeve Publike. Në këtë ankesë denoncohen parregullsitë e tenderit 3.4 milionë euro me objekt “Blerje pajisje për sigurinë ne gjykata F-V viti buxhetor 2023”. Ky tender pritet të zhvillohet më datë 16 qershor. Por, operatorët e interesuar vërejnë procedura diskriminuese.

Në denoncimin e bërë Advanced Business Solutions shprehet se KLGJ kërkon që kompanitë të kenë një numër të lartë punonjësit, që në fakt nuk janë të specifikuar për këtë shërbim dhe nga ana tjetër ka mangësi në kërkesat për specialistë për zhvillimin e këtij projekti.

Objekti i prokurimit janë kryesisht pajisje Informatike dhe Elektronike, AK-ja kërkon vetëm 2 inxhinierë të fushës dhe plot 7 inxhinierë të fushave ndihmëse. Të bie në sy që kërkohen 2 Inxhinierë Mekanik dhe 2 Inxhinierë Mjedisi kur instalime mekanike nuk ka fare dhe kur vendimmarrje në lidhje me mjedisin nuk ka pothuajse fare. Ndërkohë nga ana tjetër, kërkohet që Operatori Ekonomik për të provuar kapacitetet zbatuese duhet të ketë 60 punonjës, por nga këta vetëm 2 duhet të jenë inxhinierë të fushës”, thuhet në ankesë.

Duke u shprehur se institucionet në Shqipëri shpesh lejojnë që inxhinier të thjeshtë të bëjnë punën e teknikëve më të lartë. Ankimuesi ka e denoncuar këtë rast edhe pranë redaksisë së JOQ Albania. Ku specifikon se Naureda Llagami e ka hartuar këtë tender që t’ia fal firmës ‘AES communication Shpk’, në pronësi të Jani Angjeli në Durrës. Që sipas denoncuesit është miku i saj.

Denoncuesi thotë se “duken qartë gafat që janë bërë në dokumentet e tenderit, ku KLGJ i ka mbetur të shkruaj edhe të dhënat e Angjelit”. Gerond Meçe si denoncues, ka përmendur këtu faktin që AK kërkon që operatori të ketë 18 elekrticistë, një fakt që dokumentohet edhe në dokument. Sipas tij, KLGJ ka vendosur këtë numër të lart dhe konkret, sepse aq punonjës ka firma AES communication Shpk’,

AK-ja vendosur si specifikime teknike një prodhim specifik me qëllim favorizimin ose eliminimin e disa sipërmarrjeve dhe gjithë produkteve të tjera qÎ ekzistojnë treg, pasi nuk ekziston asnjë lloj produkti që arrin ti plotësojë të gjitha specifikimet e kërkuara. AK-ja kinse nuk ka vendosur markën dhe modelin e prodhimit, por në fakt për specialist të fushës marka dhe modeli janë jo të shkruara por TE GDHENDURA”, thuhet në ankesë.

Ndërkohë, në denoncimin që ka bërë në redaksinë tonë ankimuesi shprehet se Llagami ka futur këtë herë në lojë AES communication Shpk’, për të mbuluar abuzimet që bënë me dy firma të tjera në çdo tendera. Bëhet fjalë për firmën “H O R I Z O N”, në pronësi të Enea Buzës dhe shoqërisë Comscope Limited. Si dhe tenderët me firmën “KREATX” në pronësi të Enor Nakuçi dhe Lejdi Koçi, por që prapa saj qëndron vëllai i Damian Gjiknurit, Panajot Gjiknuri.

Dhe pretendimet e denoncuesit qëndrojnë. Sepse firma “KREATX” ka fituar tenderin me objekt “Shërbime, ri- integrime sisteme IT të gjyqësorit, arkitekturë, migrim dhe unifikim i bazës së të dhënave të sistemit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore” të KLGJ, me vlerë 500 milionë lekë, kur kishte një ofertë sa 95% e fondit limit.

Ndërsa firma “H O R I Z O N” në çdo vit fiton tenderin me objekt “paisje dhe programe disaster reciovery”, që mbajnë vlerë mbi 200 milionë lekë. Të gjitha këto fakte na tregojnë se është e udhës të besojmë që KLGJ po abuzon dhe janë fakte që i vlejnë SPAK të nisë sa më parë hetimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit