Ksamil, motori i minorenëve kundravajtje përplaset kokë më kokë me makinën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.05.2023, 18:52

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:48 në Ksamil.

Një motor mbi të cilin dyshohet se udhëtonin dy minorenë është përplasur me një makinë.

Pamjet janë vërtetë të frikshme dhe duket sikur është skenë e ndonjë filmi.

Nga video e dërguar pranë redaksisë sonë, shikohet se motori ka qenë kundravajtje dhe është përplasur kokë më kokë me makinën.

Shikohet se personat që udhëtonin në motor nuk mbanin kaskë mbrojtëse.

Për fat të mirë raportohet nga dëshmitarët se nuk ka viktima. Të dëmtuarit janë shoqëruar në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit