Bulqizë, makinat mësojnë notin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.05.2023, 21:08

Ndoshta nuk e dini por në Shqipëri ka njerëz që nuk dinë not.

Por për çudi kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë për makinat që qarkullojnë në vendin tonë.

Kështu pasditen e sotme makinat në Bulqizë janë detyruar të “mësojnë” notin. Nga një video e mbërritur në redaksinë tonë, duket se si për shkak të motit të keq, rrugët janë përmbytur.

Makinat ndërkohë janë shndërruar në varka lundruese, ku uji vërshon nga të gjitha anët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit