“Kam lindur në burg”/ Vajza nga Teksasi pranohet në Universitetin e Harvardit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.06.2023, 10:13

Sky Castner është një vajzë nga Teksasi e cila ka lindur në burg. Për këtë shkak ajo është përballur me shumë vështirësi në jetë, por më në fund po arrin të bëjë ëndrrën e saj realitet. Ajo ka studiuar shumë për të fituar një bursë të plotë në Universitetin e Harvardit, duke u diplomuar e treta në klasën e saj në shkollën e mesme Conroe dhe duke demonstruar një përkushtim të palëkundur për arsimimin e saj.

Historia e saj është aq sa e trishtë dhe e çuditshme, sepse për të tjerët ishte e pabesueshme kur Sky iu tregonte se ka lindur në burg. Kjo për shkak se nëna e saj ishte shtatzëne kur u fut në burgun e qarkut Galveston dhe ajo u rrit nga babai i saj që mori kujdestarinë. Pavarësisht sfidave, Sky mbeti një studente e shkëlqyer dhe kishte mbështetjen e mentores së saj, Mona Hamby.

Edhe pse në shumë raste ajo u paragjykua për faktin që kishte lindur në burg, pikërisht me ketë deklaratë ajo aplikoi në Harvard. "Kam lindur në burg", ishte një rresht në aplikim q ë la gjurmë të dukshme tek rekrutuesit. Me planet për të studiuar drejtësi, Sky do të fillojë një kapitull të ri në Harvard, duke demonstruar se fillimi i dikujt nuk dikton të ardhmen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit