Sevilla fitoi Europa League, tifozët e Romës sulmojnë gjyqtarin në aeroport

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2023, 21:11

Sevilla fitoi mbrëmjen e kaluar Europa League.

Finalja e Budapestit mes spanjollëve dhe Romës u mbyll pas më shumë se 120 minutave dhe penalltitë vendosën fituesin.

Ndeshja që u shoqërua plot me emocion, nuk pati rezultatin e pritshëm për Romën.

Gjyqtari Anthony Taylor u kritikua shumë për vendimet e tij gjatë ndeshjes, por edhe tani që finalja ka mbaruar ai nuk po gjen qetësi.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e sulmit që tifozët e Romës i kanë bërë gjyqtarit Taylor në aeroportin e Budapestit.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si tifozët sulmojnë gjyqtarin që është i shoqëruar, ndërsa hedhin karrige ndaj tij dhe e quajnë “i shpifur”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit