Ishin UFO? Një disk fluturues u pa mbi rezidencën e Harry dhe Meghan

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.06.2023, 09:11

Konspiracionet për ekzistencën e UFO-ve janë nga më të shumtat. Këtë herë prani e tyre duket se është barë në shtëpinë e Harry-t dhe Meghan-it.

Mësohet se një disk fluturues dyshohet se u pa teksa rrinte pezull pranë rezidencës së tyre jashtë Los Anxhelosit. Objekti rrethor misterioz u pa në malet me pamje nga liqeni Cachuma, në kontenë Santa Barbara, rreth 25 milje nga shtëpia e çiftit.

Gjuetari i objekteve fluturuese, Tony Moreno, pa objektin e ngjashëm me diskun në Google Earth. Ai shprehet se objekti rrethor me gjerësi tetë metrash kishte shkrime të çuditshme mbi të dhe dukej sikur hidhte një hije në tokë. Këto lajme po qarkullojnë pak ditë pasi NASA mbajti takimin e saj të parë publik në aeroplanin misterioz.

https://nypost.com/2023/06/01/ufo-spotted-outside-harry-and-meghans-mansion-as-nasa-releases-info/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit