Transgjinoret i morën titullin “më e shpejta”, atletja hap gjyq: Janë meshkuj, nuk mund të matem me ta

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.06.2023, 10:47

Diferenca mes mashkullit dhe femrës në sport është shumë e dukshme dhe është shumë e vështirë që të vendosësh një dyshe të tillë përballë dhe të ketë diskutime për fituesin. Kjo është edhe arsyeja përse dy gjinitë garojnë të ndara.

Megjithatë, në SHBA së fundmi është hapur një diskutim i gjerë rreth transgjinorëve. Dy prej këtyre të fundit, Athena Ryan dhe Lorelei Barrett, janë lejuar të garojnë në shtetin e Konektikatit në garat e kolegjeve në atletikë. Pas kësaj, ata janë përballur me shumë gjykime dhe kundërshtime.

Madje, Chelsea Mitchell një prej garueseve, ka hapur një padi rreth kësaj çështjeje, se është ndjerë e pabarabartë në garat ndaj këtyre atleteve, pasi ato janë biologjikisht meshkuj, pavarësisht ndryshimit të pamjes së jashtme. Padyshim muskujt në këtë rast nuk ndryshohen dot.

“Është e padrejtë që këta meshkuj biologjikë po garojnë në kategorinë e femrave dhe kjo është arsyeja pse institucionet tona duhet të rriten dhe të vendosin politika, që mbrojnë kategorinë e femrave”, tha Mitchell.

Chelsea pretendon se gara i padrejtë po i mohon asaj dhe të tjerave bursat që mund të fitojnë. Ndërkohë, pavarësisht se i ka humbur garat e saj ndaj transgjinoreve, Chelsea vijon ta quajë veten vajza më e shpejtë e Konektikatit, pavarësisht e transgjinoret ia morën “fronin”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit