I “shpëtuan” fjalët për largimin e Messit, PSG përgatit shkarkimin direkt të trajnerit Galtier

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.06.2023, 11:06

Lionel Messi nuk e ka vendosur ende se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm, por një deklaratë e trajnerit Galtier ka bërë bujë dhe ka vënë në veprim të gjithë klubin e PSG-së. “Kam pasur privilegjin të stërvit lojtarin më të mirë në historinë e futbollit.

Takimi ndaj Clermont do të jetë i fundit për Leon në ‘Parc des Princes’”, ishin fjalët e Galtier, duke i dhënë fund njëherë e mirë shanseve që Messi të qëndrojë në Francë në sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, për konfuzuar gjithçka ka ndërhyrë klubi francez me një deklaratë zyrtare.

“Sqarim, fjalët e Galtier nuk lidhen më fundin e aventurës së Mesit me PSG-në, por me sezonin aktual”, reagonte bordi në faqen zyrtare. Është fakt se 56-vjeçari pa mbushur ende vitin në pankinën, i ka valixhet gati dhe me shumë gjasa precedenti në fjalë i ka dhënë goditjen finale drejt shkarkimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit