Klubet më të shtrenjta/ Real Madridi në fron e Barça dy shkallë më poshtë, dominojnë anglezët

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.06.2023, 09:51

Real Madridi ishte klubi më i vlefshëm në botë në vitin 2022 me një vlerë prej 6.07 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Për të dytin vit radhazi, gjigantët spanjollë kryesuan listën me 30 klube, të përpiluar nga revista amerikane e biznesit, me Manchester Unitedin të dytin, me vlerë 6 miliardë dollarë.

Kampionët e La Ligës, Barcelona, e cila u rendit e para në vitin 2021, ka zbritur e treta me një vlerësim prej 5.51 miliardë dollarë. Kriza ekonomike dhe largimi i Messit i kanë dëmtuar katalanasit, duke i lënë vendin e dytë gjigantëve anglezë të Manchester United.

Lista e këtij viti shënon për herë të parë dy klube, që e kalojnë pragun e 6 miliardë dollarëve. Real Madrid e rriti vlerën me 19%, ndërsa United u rrit me plot 30%. Arsyeja e kryesimit të Real Madridit lidhet padyshim me paraqitjet e tyre në Champions League, ku kanë fituar 5 nga 9 edicionet e fundit.

“Real Madridi ka siguruar gjithashtu gati 400 milionë dollarë nga ‘Sixth Street and Legends’ si pjesë e një marrëveshjeje 20-vjeçare për të rritur të ardhurat në stadiumin e tij ‘Santiago Bernabeu’, i cili i është nënshtruar një rinovimi masiv, që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm”, shkruan Forbes.

Reali dhe United janë dy klubet e vetme që janë renditur në top pesëshe çdo vit që nga 2004-a, kur Forbes nisi të publikonte vlerësimet vjetore të klubeve të futbollit. Gjashtë nga 10 klubet më të vlefshme janë skuadra të Premier League. Ndërkohë, për tu theksuar është se asnjë klub italian nuk bën pjesë në top-10.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit