Çmenduria ndodh! Messi në Arabi për 1.2 miliardë euro, të martën zyrtarizohet te Al Hilal

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.06.2023, 12:53

Messi ka vendosur të zgjedhë paratë, para dashurisë për Barcelonën. Argjentinasi duket se i ka shfrytëzuar katalanasit vetëm për të rritur ofertën arabe dhe ia ka dalë më së miri.

Skuadra e tij e re do të jetë Al Hilal dhe me këtë transferim do të kemi edhe njëherë një përballje mes Messit dhe Cristiano Ronaldos, këtë herë në Arabinë Sauditë, që po shpenzon shifra të paimagjinueshme.

600 milionë euro në sezon do të jetë paga e Lionel Messit, i cili do të firmosë për dy vite me një fitim total prej 1.2 miliardë eurosh, një shifër, që e ka fituar në të gjithë karrierën e tij deri më tani.

Për të sjellë Messin në Arabi ka hyrë në lëvizje i gjithë shteti arab, teksa transferimi i tij ishte bërë çështje edhe në parlament. Mësohet se zyrtarizimi i “Pleshtit” do të bëhet me 6 qershor dhe në vijim pritet edhe prezantimi.

Me këtë zgjedhje, Messi ka shkuar në skuadrën më të suksesshme të Azisë. Përveç “Pleshtit” skuadra e Al Hilal pritet të firmosë edhe me disa yje të tjerë, teksa në listë janë Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit