Shqipëria e minifutbollit gati për të shkruar historinë në Botëror, nesër ndeshja e parë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2023, 23:39

Në prill të këtij viti Shqipëria e minifutbollit shkruajti historinë duke u kualifikuar në Kupën e Botës që këtë vit mbahet në Essen të Gjermanisë.

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit që për herë të parë kualifikohet në Kupën e Botës, nesër luan ndeshjen e parë.

Kuqezinjtë nën drejtimin e teknikut Irtan Sejko, nesër në orën 21:00 do të përballen me Portugalinë.

Ndeshja luhet në komunën Essen pranë sheshit “Kennedy Platz” dhe hyrja është falas për të gjithë ata që duan të mbështesin kombëtaren në këtë rrugëtim të ri.

Menjëherë pas kësaj ndeshje, Shqipëria do të përballet më datë 5 Qershor në orën 19:00 me Moldavinë. Ndërsa më 7 Qershor me Kolumbinë në orën 09:00.

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit, që shkroi historinë në Europian synon të njëjtin fat edhe në Kupën e Botës. Duke qenë se nga grupi kualifikohen tre ekipet më të mira, shpresat janë të mëdha për kuqezinjtë që tani kanë fituar eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

16 lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Sejko për këtë rrugëtim janë: Kejdi Myrta dhe Frenk Dikollari në portë. Për të vijuar me Joanc Duqin, Gledis Nuzën, Armand Gapin, Maldin Mukajn, Erald Lecin, Rigers Dushkun, Xhuljan Recin, Eugen Shimën, Endri Kacën, Eradi Mertirin, Exhei Kolën, Guido Tepshin dhe Elvis Mucën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit