Nuk i mjaftojnë paratë e koncesionit/ Berberi i shton 1.6 MLN Euro të tjera Salillarit për Rrugën e Kombit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2023, 13:03

Rruga e Kombit është në duart e firmës koncesionare Albanian Highway Concession, në pronësi të “Salillarit”. Kjo firmë prej vitesh ka arkëtuar këtë shumë pjesërisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht nga përdoruesit e rrugës. Koncesioni ka një afat 30- vjeçar dhe një fond 9.4 miliardë lekë, por edhe në këto vite të para firma përgjegjëse i bënë punët shkel e shko.

Kujtojmë se, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur me datë 3 prill 2023, një tender me objekt “Mbrojtje lumore nga km 9+040 deri në km 9+240 në aksin Milot Morinë”.

Në fakt, në kontratën e koncesionarit shpjegohet qartë që ai është përgjegjës dhe për mirëmbajtjen e rrugës në 30 vite që posedon kontratën, përfshirë edhe mirëmbajtjen e skarpateve buzë lumit.

Por, koncesionari e kanë lënë pas dore këtë projekt, kështu për të mbuluar abuzimet, Autoriteti Rrugor Shqiptarë ka hapur thesin dhe i ka dhënë para shtesë përmes tenderit të sipërpërmendur.

Kontrata me vlerë 1.6 milionë euro është mbyllur me datë 1 qershor dhe fitues është shpallur Salillari.

Në fakt i është dhuruar atij, sepse tenderi nuk është zhvilluar me një garë sipas ligjit. Në dokument duket që kanë paraqitur ofertë 9 firma, madje me oferta më të lira.

Por, Beberi i ka skualifikuar të gjitha në fazën e barë dhe fitorja iu dha në tavolinë Pëllumb Salillarit. Tenderi pa garë dhe me ofertë të shtrenjtë ka marrë “Flamurin e Kuq” si kambanë alarmi për abuzimin dhe vjedhjet që po bëhen në emër të autostradës “Milot Morinë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit