Gjithçka e mbyllur, Benzema firmos kontratë 2-vjeçare për 400 milionë euro me Al Ittihad

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.06.2023, 13:26

Arabia është “foleja” e re e yjeve më të mëdhenj të futbollit. Karim Benzema luajti dje ndeshjen e fundit me fanellën e Real Madridit, ku edhe shënoi golin e fundit me “Los Blancos”.

Ndërkohë, ditën e sotme mësohet se ai ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur dokumentet e para me Al Ittihad. Lajmin e bën të ditur gazetari Fabrizio Romano.

Kampioni francez ka firmosur kontratë 2-vjeçare, ku do të fitojë 400 milionë euro në total, teksa do të ketë çdo të drejtë mbi imazhin e tij, si dhe do të përfshihen edhe bonuse të tjera.

Ditën e martë, Benzema do të dalë në një konferencë për shtyp, ku do të mbajë fjalimin e tij të largimit dhe do të përshëndetet me stafin, lojtarët dhe tifozët e Real Madrid.

Më pas ai do të niset menjëherë drejt Arabisë Saudite. Me Ronaldon te Al Nassr, Benzema te Al Ittihad dhe Messin te Al Hilal, liga arabe bëhet një kampionat mjaft interesant.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit